Aktualitet

Zbulohet i burgosuri që ka zhvilluar 850 takime në qelinë e burgut

Shkruar nga Liberale
Zbulohet i burgosuri që ka zhvilluar 850 takime në qelinë e

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nga foltorja e Kuvendit tha sot se burgjet nuk janë më institucione ku ligjin  ebën i forti. Teksa foli për shkeljet e bër në burgje, ajo tha se “një i burgosur gjatë një viti ka zhvilluar 850 takime në një kohë kur ligji parashikon 48”.

Një burim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i tha Top Channel-it se ky i burgosur është Dritan Dajti. Kjo shifër rekord takimesh është përftuar nga kalimi në skaner i regjistrave të vizitorëve kur Dajti ishte në paraburgimin 302 Tiranë dhe më pas në burgun e Peqinit.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Dajti rrëmbeu vëmendjen e mediave, pasi ai shoqërohej nga burgu i Peqinit në një klinikë private në kryeqytet. Pas kësaj, Ministria shkarkoi drejtorin e Policisë së Burgjeve dhe dy zyrtarë të tjerë në burgun e Peqinit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH