Showbiz

Zambaku më i madh në botë me emrin e Mbretëreshë Victoria-s hyn në librin e rekordeve Guinness!

Shkruar nga Liberale

Zambaku më i madh i ujit në botë, Victoria boliviana është futur në librin e rekordeve Guinness. Shkencëtarët që punojnë në Kew kanë zbuluar se, një bimë e cila ka qenë në kopshtet botanike në Londër, që nga viti 1845 është në fakt një specie e panjohur më parë.

Ata kishin menduar se bima ishte specia Victoria amazonica, por pas analizave të kujdesshme zbuluan se ishte një specie krejtësisht e re, e njohur tashmë si Victoria boliviana.

Një punim akademik i botuar në korrik të vitit të kaluar vërtetoi, se bima ishte morfologjikisht dhe gjenetikisht e ndryshme nga të gjithë zambakët e tjerë të ujit të njohur për shkencën.

Zbulimi u bë nga shkencëtari i Kew, Carlos Magdalena dhe ai tha se bima është "një nga mrekullitë botanike të botës". Kjo gjetje e çon në tre numrin e specieve gjigante të zambakëve të ujit Victoria.

Studiuesit e Kew zbuluan se boliviana është më e madhja e treshes dhe është më e lidhur me specien cruziana sesa zambaku amazonica, për të cilin ishte ngatërruar gjatë.

I ngarkuari me punë i Bolivisë, Juan Carlos Crespo Montalvo tha se:"Zbulimi i fundit shkencor i specieve të reja të zambakëve gjigantë në territorin bolivian dhe i pagëzuar si Victoria boliviane është një zbulim i madh gëzimi dhe shprese për të gjithë popujt. Natyra vazhdon të na befasojë me zbulime të reja. Ne jemi dakord me drejtorin Deverell se duhet të punojmë së bashku për të forcuar lidhjet bashkëpunuese, për të përballuar sfidat e mëdha të kohës sonë, të tilla si ndryshimet klimatike dhe kriza e biodiversitetit". 

Victoria boliviana-s iu dhanë tre rekorde zyrtare; specia më e madhe e zambakut të ujit, gjethja më e madhe e zambakur dhe gjethja më e madhe dhe e pandarë.

Bima lulëzon gjatë natës dhe ka peshën e një personi. "Daily Telegraph" raporton se ka dallime delikate midis specieve dhe mendohet, se kjo mund të jetë arsyeja pse specia e re nuk u njoh si e tillë për kaq shumë kohë.

Boliviana ka petale të bardha kur lulëzon, në krahasim me nuancën ngjyrë gështenjë të Victoria amazonica. Dhe pjesa e poshtme e gjetheve të saj janë gjithashtu më të lëmuara, ndërsa farat e saj janë në formë sferike, jo elipsoid.

“Falë përpjekjeve kërkimore të kopshtarëve dhe shkencëtarëve në Kew në bashkëpunim me partnerët bolivianë që hedhin dritë mbi këtë mister botanik, më në fund mund t'i japim këtij zambaku të mrekullueshëm njohjen e merituar.", ka thënë redaktori menaxhues i "Guinness World Records", Adam Millward

Kopshti botanik në Londrën Perëndimore është tani i vetmi vend në botë, ku të tre llojet e zambakëve mund të shihen së bashku. Bimët e zambakut të ujit fillojnë me emrin Victoria, për shkak të mbretëreshës Victoria. Ajo parandaloi mbylljen e kopshtit, duke ndërmarrë një fushatë për t'ia dhuruar atë kombit në vitet 1830. /Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH