Showbiz

Ylli Limani në një lidhje të re?

Shkruar nga Liberale
Ylli Limani në një lidhje të re?

Yll Limani mund të jetë një ndër personazhet VIP, të cilët asnjëherë nuk janë përfolur në rrjet për ndonjë lidhje. Ylli ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg syrit të publikut.

Një vajzë e panjohur për publikun ka publikuar video ku shfaqej krah artistit. Ata shiheshin së bashku në makinë teksa këndonin një nga këngët e Yllit që ende nuk është publikuar. Pas një hulumtimi në rrjetet sociale zbuluam se vajza quhet Elza Gashi dhe është një make-up artiste.

Elza ka qenë bashkëpunëtore në videoklipet e ndryshme të disa prej artistëve shqiptarë siç janë Ledri Vula apo Butrint Imeri. Gjasat janë që ajo të jetë make-up artistja e videoklipit të ri që po sjell Yll Limani. Megjithatë sot na tërhoqi vëmendje një tjetër veprim. Elza ka publikuar në Instastory një foto me çantën e Yllit duke shkruar “Dhuratë nga Ylli”. Teksa e ka rishpërndarë Ylli shkruan: “hehehehjojojo”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH