Aktualitet

Wadephul, skeptik për negociatat: Të zbatohen plotësisht kushtet

Shkruar nga Liberale
Wadephul, skeptik për negociatat: Të zbatohen plotësisht kushtet

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, shpreh dyshime se çelja faktike e negociatave të BE-së me Shqipërinë mund të fillojë brenda këtij viti.

“Ne vendosëm disa parakushte dhe nëse ato nuk plotësohen, atëherë do ta kem të vështirë t’i bind kolegët e grupit tim parlamentar që ta shoqërojnë pozitivisht procesin”, shprehet ai.

Sipas tij konstatimi për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë është i dukshëm, pasi e para ka emëruar deri tani vetëm 4 nga gjithsej 6 gjyqtarët e duhur për vendimmarrje dhe e dyta vetëm 3 nga 19 anëtarët që duhet të ketë.

Sa i përket reformës zgjedhore ai thekson se një pjesë e asaj që u arrit me konsensus në fazën dhe u miratua më 23 korrik, u zhbë me ndryshimet e tjera që sipas tij nuk ishin përfshirëse.

“Një pjesë e rëndësishme e saj u shfuqizua në një proces përjashtues, konkretisht, duke futur sistemin e listave të hapura, në vend të koalicioneve zgjedhore. Kjo procedurë përjashtuese bie në kundërshtim me kërkesën e Bundestagut për një proces përfshirës”, tha zyrtari gjerman.

Ndaj ai bëri të ditur se nëse për Maqedoninë e Veriut dera është e hapur nëse arrin një zgjidhje me Bullgarinë, për Shqipërinë, ai vuri ne dukje se duhet të plotësohen ende kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe BE-ja.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH