Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel. Takimi ka zgjatur më pak se dy orë, ndërsa Aleksander Vuçiq ka thënë se ka pasur “provokime” nga ana e Kosovës.
Ai u shpreh se gjate takimit nuk ka pasur fyerje, por “përgjigje të rrepta”.
“Ai erdhi duke mos u pajtuar për asgjë. Erdhi e më pyeti se kur do ta njohim Kosovën. I kam thënë kurrë. Ka shpërthyer”, ka thënë Vuçiç pas takimit, raportojne mediat ne Kosove.
“Delegacioni i Kosovës nuk dëshiron t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara, pra nuk do fare të flasin për Asociacionin, ndërsa në anën tjetër kanë kërkuar ugjentisht të dijë se kur do ta njohim Kosovën dhe janë thirr në incidentet që kanë ndodh atje, që serbët po dëshirojnë përmes liturgjive dhe kishave në kohën kur këto kisha janë ndërtuar në kohën e Milloshevqit.
Kemi fol për personat e zhdukur dhe nuk do të besoni, unë kam folur sipas principeve, kam folur për atë se sa është e rëndësishme të zbulojmë vendet ku gjendet trupi i çdo shqiptari dhe serbi. Unë kam kërkuar që të ketë kërkime në nëntë lokacione, dy në Klinë një në Istog, një në Llapushnikë, Mejë të Gjakovë dhe Suharekë. Kemi kërkuar që ne t’i zhvillojmë zhvarrimin pasi dyshojmë se në këto lokacione ka trupa të serbëve, por ata kanë refuzuar”, ka thënë më tej Vuçiqi.
Sipas Vuçiqit, është arritur pajtimi për vazhdim të dialogut deri në korrik.
Takimi u zhvillua ne prani te Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe Përfaqësuesit i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.