Një person i armatosur hapi zjarr brenda një qendre tregtare daneze të dielën, duke vrarë tre dhe duke plagosur rëndë katër persona. Policia tha këtë të hënë, se i riu ka probleme me shëndetin mendor dhe nuk ka asnjë indikacion se sulmi ishte një akt terrori.
Sulmuesi, i identifikuar si 22-vjeçari Noah Esbebsen, qëlloi tre persona për vdekje me një pushkë, brenda qendrës tregtare Field's në Kopenhagë. Sulmi filloi në orën 17:35 të së dielës dhe zgjati për 13 minuta të tmerrshme.
Esbebsen u arrestua jashtë qendrës tregtare dhe u dërgua në gjykatë të hënën. Ai foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij, i ulur përkrah avokatëve të tij dhe i rrethuar nga policia e armatosur rëndë. Dyert dhe dritaret e gjykatës ishin të mbyllura për të parandaluar çdo tentativë arratisjeje.
"Viktimat e tij janë një shtetas rus 47-vjeçar, i cili kishte jetuar në Danimark dhe dy 17-vjeçarë danezë, një mashkull dhe një femër, të cilët vdiqën nga plagët e plumbave", zbuloi policia pa i identifikuar ata.
Katër të tjerë janë në gjendje kritike në spital: dy gra daneze, një 40 vjeç dhe një tjetër 19, si dhe dy shtetas suedezë, një burrë 50 vjeç dhe një grua 16 vjeç. Hetuesit thonë se duket se viktimat janë zgjedhur në rastësisht dhe sulmuesi ka vepruar i vetëm.
Esbebsen kishte postuar video në rrjetet sociale një ditë para sulmit, ku ai pozonte me pistoletën dhe pushkën që mendohet se kishte përdorur në të shtënat dhe kishte vendosur grykën në kokë. Ai gjithashtu ngarkuar disa këngë, "Muzika vrasëse" dhe "Gjëja e fundit për të dëgjuar", duke shkruar poshtë se "Quetiapine nuk funksionon".
Quetiapina është një ilaç i fuqishëm anti-psikotik që përdoret për të trajtuar skizofreninë, çrregullimin bipolar dhe depresionin madhor. Mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar varësinë nga droga. Mendohet se Esbebsen kishte kontaktuar me një linjë ndihmëse për shëndetin mendor pak para sulmit të tij.
Policia zbuloi gjithashtu të hënën se autori ishte i armatosur me dy armë gjatë sulmit: një pushkë Sauer dhe një pistoletë Walter, megjithëse nuk është e qartë nëse të dyja janë përdorur për vrasjet.
Armët ishin blerë ligjërisht, por i dyshuari nuk kishte leje për to, shtuan oficerët. Burri ishte anëtar i një klubi qitjeje.
“Kryeqyteti ynë i bukur dhe zakonisht kaq i sigurt u ndryshua në një sekondë”, tha kryeministrja Mette Frederiksen në një deklaratë. "Dua të inkurajoj danezët që të qëndrojnë së bashku dhe të mbështesin njëri-tjetrin në këtë kohë të vështirë."/Përshtati Liberale.al
[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1253036,1253035,1253031,1253034,1253033,1253032"]