Aktualitet

"Vrasësi në Klos një patronazhist me uniformë bashkie"

Shkruar nga Liberale
"Vrasësi në Klos një patronazhist me uniformë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Klos. Noka është shprehur se autori i masakrës, Besnik Mjeshtri është një patronazhistë dhe punon në bashkinë e Klosit.

“Është një goditje për çdo shqiptar kur e merr vesh se arma që shteti i jep punonjësit për mbrojtjen e qytetarëve del nga brezi për t’i vrarë ata.

Është një goditje kur familjet me lidhjet me partinë-shtet, siç është rasti i Klosit bëjnë akte kamikaze në mes të vendit, duke e ditur veten të paprekshëm.

Partia Demokratike denoncon masakrën shteterore dhe ben me dije se rendi dhe siguria e qytetarëve do te egzistoje ne kete vend kur policia e shtetit të pushojë së qeni trupë politike e orientuar nga pushteti.

Fakti që autori i vrasjes është polic bashkiak e bën shtetin dy herë fajtor.

Vetegjyqesia eshte bere mode ne shtetin e Edi rames sepse policia nuk kryen detyrën, nuk e njeh komunitetin dhe problematikat e tij ,nuk kontrollon territorin, nuk veprojnë si profesionistë, dhe i braktisin qytetarët në duart e vetëgjyqësisë,” u shpreh Noka.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH