Videoja intime e Gjicit, do të jetë vetëm fillimi. Kështu tha ish kryeministri Berisha teksa komentoi videoskandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.
“Rasti i Kukësit, vetëm skandale do kemi, duhet të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës shqiptare. Duhet të qartësojmë zgjedhësit tanë.”- tha Berisha.
Kujtojmë se dje, një faqe Instagrami me emrin In-front.org publikoi një video ku pretendonte se personazhi në videon disa sekondëshe ishte ish-ministri i Turizmit Blendi Klosi.
Video qarkulloi me shpejtësi nëpër rrjetet sociale pa kaluar asnjë filtër kontrolli apo standardi gazetaresk. Madje video u publikua edhe nga njerëzit e Sali Berishës, më saktësisht ish-kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi.