Gjatë një takimi me kandidatët e Listës Serbe në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka lexuar disa dokumente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) në gjuhën shqipe.
Ndërsa i është drejtuar gazetarit nga Kosova, Idro Seferi, duke e pyetur se “a ka lexuar mirë?”
“Seferi, a i thashë mirë?”, ka deklaruar Vuçiq me buzëqeshje.
“A po e shehë nëse ti mundesh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj, por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviq”, ka thënë Vuçiç. /Gazeta Liberale
???? pic.twitter.com/tA7BVVtnnd
— пункреас (@punkreaspunkr) October 4, 2019