Rojet bregdetare greke u habitën kur panë në mes të detit një komardare me një fëmijë 4 vjeç në të. Ngjarja ka ndodhur të hënën në mëngjes në Rio-Antirrio.
Për fat të mirë vajza e cila mesa duket i kishte shpëtuar kontrollit të prindërve, u shpëtua nga rojet bregdetare.
Rryma e kishte çuar komardaren me vajzën e vogël në të rreth 500 metra larg nga bregu.
Videoja tronditëse po bën xhiron në rrjetet sociale dhe po merr shumë reagime, dhe pyetja që të gjithë ngrenë është: Po prindërit ku ishin? /Gazeta Liberale
https://www.facebook.com/RTVOra/videos/628916844425019