Olti Curri ka publikuar një video në Instagram krahas së cilës shkruan se policia në Amerikë ka qëlluar një burrë me ngjyrë.
Postimi i Oltit si më poshtë:
Amerika tronditet sërish. Qëllohet një burrë me ngjyrë nga policia.
Kjo skenë që shikoni u xhirua dje rreth orës 17:00 dhe u filmua me një telefon celular. Videoja tregon njeriun, e identifikuar si Jacob Blake, duke ecur rreth makinës së tij drejt derës së shoferit, ndërsa oficerët e ndjekin me armë në dorë. Thuhet se ai kishte ndërhyrë për të qetësuar një sherr mes dy grave.
Ndërsa Blake hap derën nga pas dhe përkulet në makinë, një agjent kap këmishën e tij nga pas dhe hap zjarr. Ishin të paktën shtatë të shtëna që dëgjohen në video.
Edhe pse nuk është e qartë se sa plumba arritën të kapin Blake dhe sa nga tre agjentët që ishin në vendin e ngjarjes qëlluan. Burri u dërgua në spital në Kenosha në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tre oficerët u vendosën në pezullim administrativ, siç ndodh zakonisht. /Gazeta Liberale
https://www.instagram.com/p/CERvRYvJ0TY/?utm_source=ig_web_copy_link