Kryesore

Video/ Momente nga sulmi me armë në Gjermani

               Publikuar në : 19:23 - 09/10/19 liberale

Historia mes popullit gjerman si dhe besimtarëve Hebrenj vazhdon prej vitesh ende dhe në ditët e sotme, ku jo më larg se në mëngjes është regjistruar një sulm jashtë një sinagoge.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë dy persona, një sulm ky i regjistruar në një ditë festive për besimtarët hebraik, Yom Kippur.

Por sulme të tilla vazhduan përsëri në disa pjesë të qytetit ku një nga momentet e sulmit në Halle të Gjermanisë është regjistruar në kamerë.

Pas të shtënave nga të cilat mbetën të vdekur dy persona një tjetër person i cili dyshohet të jetë pjesëtar i grupit të sulmit, ka qëlluar me armë zjarri tip shotgan.

Nga video duket se personi nuk qëllon mbi njerëzit. Disa orë më vonë policia ka arritur ta arrestojë e duke paralajmëruar banorët e zonës të qendrojnë brenda banesave të tyre.

Drejt drejtorisë së policisë së Halle vijnë dhe denoncime për sulme në zona të tjera të qytetit. Sipas asaj që raporton BBC një person ka qëlluar me armë tip automatik brenda një dyqani Fast Food.

Disa foto të tjera tregojnë një person tjetër në mes të rrugës duke qëlluar me shotgan. Madje sipas raportimeve, një tjetër situatë pengmarrje ende e pakonfirmuar nga policia.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *