Shefja e shërbimit në Spitalin Infektiv, Najada Çomo në një video-mesazh të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama tha se në këtë pavion tashmë po përballen me shtim të të infektuarve, tre prej të cilëve janë në terapi intensive.
“Ju përshëndes nga shërbimi Infektiv. dua tu jap një informacion të shkurtër. Lufta është hapur, kemi shtim të numrit të pacientëve në shërbimin infektiv, gjendja e një pjese të tyre janë në gjendje të mesme, ndërsa tre prej tyre në repart terapie intensive që janë duke marrë ndihmën e duhur mjekësore", thotë mjekja.
Ndërsa vetë Rama shkruan:
“NAJADA, SHEFJA E FORCËS SPECIALE NË VIJËN E ZJARRIT, KU LUFTOHET ORË E MINUTË PËR TË SHPËTUAR PENGJET E ARMIKUT, KA NJË MESAZH DHE NJË LUTJE PËR JU: MOS DILNI NGA SHTËPIA?#RESPEKT” /Gazeta Liberale
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/522274932004279/?t=5&v=522274932004279