Donald Trump për pak kohë la mënjanë zhgënjimin e tij për humbjet e partisë republikane në zgjedhjet afatmesme në SHBA dhe kërceu me vajzën e tij Tiffany në dasmën e saj me trashëgimtarin miliarder Michael Boulos.
Ish-presidenti amerikan, pasi ngriti një dolli, mori vajzën e tij më të vogël dhe shkoi në pistën e vallëzimit për të kërcyer së bashku nën tingujt e këngës 'Here Comes the Sun'. Dasma u zhvillua në resortin e mrekullueshëm Mar-a-Lago në Palm Beach të shtunën mbrëma.
Videoja tregon manjatin 76-vjeçar dhe Tiffany 29-vjeçare duke kërcyer me hitin klasik të Beatles, ndërsa politikani republikan bisedonte me të porsamartuarën.
Donald ia dorëzoi nusen dhëndrit para 250 të ftuarve, me një fjalim të shkurtër para çiftit të lumtur, teksa i kërkoi Boulos që të kujdesej për vajzën e tij.
Disa anëtarë të familjes Trump ishin të pranishëm në ceremoninë luksoze të dasmës, duke përfshirë Melania dhe djalin e tij Barron, Ivanka dhe Jared Kushner, Eric dhe Lara, Don Jr dhe Kimberly Guilfoyle, si dhe motra e Donaldit, Elizabeth Trump Grau.

Fustani i nusërisë që zgjodhi Tiffany u krijua nga Elie Saab, ndërsa torta e dasmës shtatëkatëshe ishte një blockbuster, nga dora e famshme Sylvia Weinstock. Organizimin e dasmës e ka marrë përsipër edhe libanezi Toni Breiss, i njohur për veprat e tij luksoze dhe unike.
Tiffany dhe Boulos u bënë çift në vitin 2018 pas takimit në klubin e plazhit të Lindsay Lohan në Mykonos. Ata u fejuan në janar të vitit 2021, në fund të presidencës së babait të saj, me Tiffany që e shpalli lajmin në rrjetet sociale një ditë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Michael i propozoi Tiffany-t në ‘Rose Garden’ në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2021, duke i dhënë asaj një unazë smeraldi dhe diamanti 13 karatësh të blerë në Dubai që mund të vlejë deri në 1.2 milionë dollarë./
Liberale.al