Revista Forbes shkruan se biznesmeni Elon Musk ka humbur shumë pas gafës së madhe që ndodhi në prezantimin e makinë së tij “Cybertruck”
Kryevepra dhe revolucioni i radhës i “sjellë në jetë” nga gjigantët e prodhimit të makinave elektrike, pretendohej se ishte e “pashkatërrueshëm”.
Por gjatë prezantimit, mbi “Cybertruck” u bënë prova të ndryshme për të vërtetuar fortësinë e makinës, por testi i dritareve rezultoi jashtë pritshmërive.
Forbes shkruan se pas këtij momenti të “sikletshëm”, Elon Musk humbi 768 milionë dollarë, nga pasuria e tij që llogaritet rreth 23.6 miliardë dollarë.
“Monstra” e re e Teslas do të jetë e gjatë 588 centimetra dhe 190 centimetra e gjerë, ndërsa do të ketë kapacitet deri në 6 vende. Çmimet do të varjojnë nga 40 mijë deri në 70 mijë dollarë dhe makina do të dalë në treg vitin e ardhshëm.
[gallery columns="1" size="full" ids="1105994,1105995,1105996,1105997,1105998,1105999,1106000,1106001"]