Antonela dhe Atdheu kanë debatuar keq sot në “Përputhen”, aq sa ai i tha “Takimin me mua veç në ëndrra ke për ta parë”. Si nisi gjithçka?
Antonela u shpreh se Atdheu është xheloz për të dhe Mevlanin, pasi ajo nuk ia ka dhënë një shans. Nga ana tjetër, Atdheu tha se ai e ka refuzuar Antonelën, pasi ajo e ka ftuar.
Pjesë nga biseda në studio:
Bora: Antonela, më duket sikur ti ke dashur gjithë kohës të dalësh në takim me Atdheun, ta zgjedhësh Atdheun por gjithmonë sikur ta marrin nga duart
Antonela: Unë e kam shprehur pëlqimin për Atdheun te nata e parë kur kam ardhur. Në fillim e kishte Melisa. Nuk e lëshojnë kurrë, nuk e di.
Arjan Konomi: Thuaj që më pëlqen fizikisht
Antonela: Fizikisht nuk e kam parë lakuriq akoma, por si kallëp mirë duket
Bora: Atdhe çfarë ke për të thënë ti?
Atdheu: Asgjë
Antonela: S’ka gjë, se ka mbetur keq nga puthja me Mevlanin
Atdheu: Ça puthje me Mevlanin?
Antonela: Për atë e ke, tregoje. Je xheloz
Atdheu: Xheloz ndaj teje unë? Pa bë asnjë takim?
Antonela: Pa bërë asnjë takim se nuk ta kam dhënë shansin
Atdheu: Kurrë në jetë! S’ma ke dhënë shansin?
Ledjana: Ti sapo the që ai ishte i zënë tërë kohës, tani del që s’ia ke dhënë shansin
Antonela: S’ia kam dhënë shansin se unë të kisha dashur e kisha zgjedhur të parin, që kur kam hyrë
Atdheu: Unë të refuzova ty o aktore. Ti mos më thuaj mua s’ta jap shansin, se ti më zgjodhe në takim e unë të refuzova. Ti takimin me mua veç në ëndrra ke për ta parë!
https://www.youtube.com/watch?v=J1cBtBpFYxU&feature=emb_err_woyt