Prokurori i Tiranës, njëherësh edhe kandidat për SPAK, Ndini Tavani, u përball me disa probleme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Hetimi për të është kryer në të tria kriteret e rivlerësimit, në atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës.
Gjatë hetimit administrativ, mësohet se komisioni ka konstatuar pamjaftueshmëri dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e deklaruara nga Tavani.
Gjithashtu nga raporti i Komisionit rezultuan edhe probleme në pastërtinë e figurës./Gazeta Liberale