Ashtu si para çdo sezoni turistik, edhe kësaj here kryeministri Rama ka lajmëruar se të hënën nis shembja e ndërtimeve pa leje.
Mesazhin e tij të prerë me ultimatum, por edhe me pasojat penale që do të rëndojnë mbi shkelësit, kreu i qeverisë e bëri nga Shëngjini.
Rama iu bëri thirrje të gjithë pronarëve të marrin masa brenda kësaj jave, në të kundërt, kryeministri iu kërkoi atyre të lexojnë Kodin Penal dhe të njihen me pasojat që i presin.
“...do jetë vonë deri të hënën, për t’iu shmangur përballjes. Të lexojnë kodin se çfarë i pret në momentin kur konstatohet shkelja dhe kur duhet të ballafaqohen me ligjin”, është shprehur kryeministri, ndërsa qeveria e tij mori masa për ashpërsimin e dënimeve ndaj ndërtimeve pa leje, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!