Komisioni i Venecias ka diskutuar sot dhe më pas ka miratuar raportin përfundimtar për presidentin Ilir Meta, nëse ka shkelur Kushtetutën apo jo në lidhje me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe një grup deputetësh të maxhorancës, gjithashtu edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ka vlerësuar raportin e Komisionit të Venecias, ndërsa ka bërë disa propozime.
Balla ka deklaruar se Meta nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog duke shtuar se ai shkeli të drejtën themelore për t’u zgjedhur.
“Draft-opinioni është i plotë dhe analiza është shumë profesionale. Kam disa propozime për amendimin e raportit. Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog mes partive. Shkeli të drejtën themelore të drejtën për t’u zgjedhur”, mësohet të ketë thënë Balla. /Gazeta Liberale