Aktualitet

Video tronditëse nga Turqia dhe Siria: Njerëzit e bllokuar nën rrënoja shpresojnë të shohin sërish dritën

Shkruar nga Liberale
Video tronditëse nga Turqia dhe Siria: Njerëzit e bllokuar nën
Momente të paprecedentë po ndodhin dhe po regjistrohen në Turqi dhe Sirinë veriore pas tërmetit të parë vdekjeprurës prej 7.8 Rihter, por edhe të gjitha pasgoditjeve të mëdha që kanë pasuar që nga orët e para të ditës së djeshme. Më shumë se 4,800 njerëz humbën jetën në Turqi dhe Siri, sipas raportit më të fundit zyrtar. Operacionet e kërkim-shpëtimit kryhen në të ftohtë, shi ose borë, për të shpëtuar çdo jetë të mundshme. Tronditëse janë videot që janë postuar në rrjetet sociale që prej ditës së djeshme me njerëz që luftojnë në gërmadha për të mbijetuar, për të gjetur një rrugëdalje, për të thirrur për ndihmë me çfarëdo forca që u ka mbetur. Të lë pa frymë dy video të njerëzve të varrosur nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Në njërën, shihet një grua duke biseduar me motrën e saj. Ajo e përshkruan situatën si veçanërisht të vështirë. "Tavani është pikërisht sipër nesh. Po ashtu edhe tubat. Gjithçka është sipër nesh", thotë ajo e tmerruar. https://youtu.be/QndD90t2TmU Në një video tjetër, një baba përpiqet të shpërqendrojë djalin e tij që ta shpëtojë. Një kokë fillon të dallohet poshtë tavanit. Fëmija fillon të tundë dorën. "Prit bir. A je mirë? Prisni, do të nxjerrim jashtë." Dy fëmijë janë gjetur mes rrënojave në Turqi, ku ekipet e shpëtimit po luftojnë kohën, pasgoditjet dhe motin e keq, pas tërmeteve vdekjeprurëse të orëve të mëparshme./Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH