Aktualitet

Vdekja e kryebashkiakut, kishte shkuar në Peshkopi për ndeshjen

Shkruar nga Liberale
Vdekja e kryebashkiakut, kishte shkuar në Peshkopi për ndeshjen

Ka ndërruar jetë ditën e sotme kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.

Mësohet se kryebashkiaku socialist ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare, si pasojë e një infarkti.

Sipas BW, kryebashkiaku Memolla ka qenë në kafe me kryebashkiakun e Peshkopisë, kur i ka rënë infarkti, që i ka marrë jetën.

Ai kishte shkuar në Dibër për të shoqëruar ekipin e futbollit të Egnatias, i cili u ndesh sot me Korabin.

Memolla u zgjodh në krye të Bashkisë së Rrogozhinës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH