Legjenda e basketbollit, Kobi Brajant, humbi jetën pas një aksidenti të tmerrshëm, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare. Në bord me ta ndodheshin edhe 7 persona të tjerë.
“Hollywoodlife” shkruan se bashkëshortja e Brajant, Vanesa është shkatërruar kur ka mësuar lajmin e kobshëm dhe ka humbur totalisht kontrollin.
Ajo është mbajtur nën vëzhgim nga mjekët, pasi përjetoi një shok të vërtetë. “Zemra e saj u nda në miliona copa”, shkruhet në artikullin e publikuar nga “Hollywoodlife”.
Kobe dhe Vanesa u martuan në vitin 2001. Ylli i NBA rrëfeu në një intervistë se ishte takuar me gruan e tij në vitin 1999 dhe i propozoi 6 muaj pasi u takuan. Ai ishte 21 vjeç në atë kohë, dhe ajo ishte 17.
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1120532,1120533,1120531,1120530"]