Globi

Vaksinë në formën e një spërkatësi? OBSH: Po punojnë disa laboratorë

Shkruar nga Liberale
Vaksinë në formën e një spërkatësi? OBSH: Po

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se në të paktën nëntë laboratorë dhe kompani në mbarë botën po punohet për të prodhuar një vaksinë kundër COVID-19 në formën e një spërkatësi në hundë.

Këto vaksina mund të jenë edhe më të efektshme se injeksioni pasi mund ta ndalin koronavirusin që në momentet kur fillon të hyjë në trup.

Dhe duke ia ndaluar virusit që të shumohet në hundë dhe në grykë, vaksinat nazale mund të jenë më të efektshme edhe për të parandaluar përhapjen nga një person tek tjetri. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për variantin Omicron, i cili po përhapet me shpejtësi. Shumica e këtyre vaksinave janë në fazën e hershme apo të mesme të testimit dhe nuk është e qartë se kur do të jenë të disponueshme. Njëra prej vaksinave është përjashtuar tashmë nga procesi i testimit.

“Jam optimist se do të ketë një kontribut nga ky lloj vaksine kundër pandemisë, në veçanti në fazën përmbyllëse të saj”, tha Michael Diamon, profesor i imunologjisë në Universitetin Washington në St. Louis.

Ndërsa vaksinat aktuale kundër COVID-19 kanë arritur shumë mirë të përgatisin pjesën më të madhe të sistemit tonë imunitar, ato kanë një pikë të dobët kryesore: hunda, gryka dhe membranat e mukozës, ku trupi bie në kontakt me botën e jashtme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH