Aktualitet

Vaksina, epidemiologu: Nuk e marrin ata që e kanë kaluar virusin

Shkruar nga Liberale
Vaksina, epidemiologu: Nuk e marrin ata që e kanë kaluar virusin

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se Shqipëria është mes vendeve që nuk do të ketë vaksinë anti-Covid për këtë sezon të dimrit. Ai tha se aleanca ku është pjesë Shqipëria, COVAX, nuk ka ende kontratë me Fizerin apo Modernan të cilat janë një hap para kompanive të tjera.

Ai deklaroi se aktualisht janë 12 produkte në fazë klinike, me gjitha vuri theksin se përzgjedhja duhet bërë duke pasur parasysh të gjitha parametrat duke nisur që nga efektiviteti dhe siguria.

Duhet të marrim parasysh që kemi 12 produkte në fazë të tretë klinike. Unë do merrja produktin më të mirë dhe më të lirë. E rëndësishme është të kemi të dhëna të qarta të sigurisë dhe efikasitetit të tyre. Një tjetër e dhënë që na duhet është numri i nevojitur për të vaksinuar. Që do të thotë sa persona duhet të vaksinojmë që të evitojmë një infektim. Të dhënat e vetme janë ato që ne kemi në media. Nuk kemi asnjë të dhënë që ne të shohim me detaje për të përcaktuar nëse na pëlqen apo jo”, deklaroi Alimehmeti.

Alimehmeti parashikoi një dimër të vështirë sa i përket rasteve, por theksoi se në pranverë do të mund të bëhet një bilanc se sa persona e kanë kaluar sëmundjen, gjë e cila ndoshta do të prodhojë edhe një mungesë interesi për prodhimin e vaksinës.

“Me Covax garantohet 20%. Ne duhet të bëjmë studimet tona për të kuptuar sa e kanë kaluar. Shifra është e rëndësishme në Tiranë dhe në zonat e tjera urbane. Do të vaksinohet personeli shëndetësor që nuk e ka kaluar dhe grupet e tjera me risk që nuk e kanë kaluar. Duhet të dimë qartë se sa njerëz e kanë kaluar virusin në Shqipëri. Tashmë kemi shumë raste rreth e rrotull. Duhet bërë një tjetër studim nga Akademia e Shkencave për të parë se sa % kanë antitrupa“, deklaroi ai.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH