Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.
Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Ta marrim shtetin seriozisht”.
“A mund t’i zgjidhë shteti të gjitha problemet që i adresohen? A janë ndonjëherë përfundimtare vendimet politike? Ka ardhur koha të reflektojmë seriozisht për konceptin e shtetit që përdorim, mbështesim dhe votojmë”, shkruan Mile.
Më pas do gjeni një analizë nga Benjamin Studebaker me titull: “Globi i pa qeverisur”.
“Fundi i rendit liberal do të sillte kaos; kurse vazhdimësia, vuajtje të pakufizuar ekonomike. Çfarë duhet të bëjmë?. Pas ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore, administrata e Franklin D Roosvelt e pas saj ajo e Harry S. Truman në Shtetet e Bashkuara, solli ndërtimin e rendin botëror liberal – një set institucionesh ndërkombëtare të njohura dhe të pranuara nga komb-shtetet.“, shkruan ai.
E më pas një OP-ED nga Danilo Taino përkthyer nga Eugjen Merlika me titull: Rreziqet e varfërisë “energjitike”
“Nëse nuk keni elektricitet, dita juaj mbaron kur të perëndojë dielli. Por edhe në orët me diell nuk mund të përdorni frigoriferin, elektro shtëpiaket, kompjuterin. Nëse nuk keni as gazin, të gatuarit bëhet një veprimtari me rrezik të lartë. Një nga arsyet e vdekshmërisë në vendet me “varfëri energjetike” është që 40 % e popullsisë botërore nuk ka hyrje në burimet relativisht bashkëkohore të energjisë dhe është e shtrënguar të gatuajë ushqimet me lëndë djegëse që mbushin kuzhinat e shtëpitë me tymra të rrezikëshme për shëndetin: dru, mbeturina të të korrave, bajga të thara. Instituti for Health Metrics and Evaluation e Washingtonit vlerëson se çdo vit vdesin nga ndotja shtëpiake 2.3 milion njerëz. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ngre shifrën në 3.8 milionë. Për të bërë krahasimin, të vdekurit nga Covid 19, në një vit e gjysmë pandemia kanë qënë pak më shumë se katër milionë”, shkruan autori.
Si çdo të shtunë në rubrikën “Campus” do të gjeni dy shkrime: “Bes Kallaku në UET: 11 vjeç i premtova vetes se do bëhesha aktor” si dhe “Shkencat sociale mund të luajnë një rol kryesor në ndalimin e koronavirusit”.
Studentët e arteve skenike në UET zhvilluan një bisedë në formatin e ri të krijuar Ftesë në Studio me aktorin Bes Kallaku. Biseda u zhvilluan në formën e një interviste kolektive ku studentët i drejtuan aktorit Bes Kallaku 25 pyetje që nga fillimet e tij në aktrim, bota e televizionit, sfidat dhe projektet e ardhshme. Aktori Bes Kallaku ishte i ftuari parë i formatit më të ri të UET Ftesë në Studio ku do të jenë të ftuar personazhe të shumtë të televizionit, biznesit, politikës etj.
Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni jo vetëm në Gazetën Liberale në print, por edhe online. /Gazeta Liberale