Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku 3 persona droguan dhe abuzuan me një 26-vjeçare. Një ditë më parë policia raportoi se dy persona përfunduan në pranga, ndërsa një i tretë ndodhej në kërkim.
Sipas gazetarit Elton Nika, vajza e e abuzuar seksualisht ka përfunduar në reanimacion në spitalin e Vlorës. 26vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo është gjetur në rrugë nga policët, të cilët e kanë dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Siç raporton gazetari, tre të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihet lidhja që kishin me vajzën. Ata nuk rezultojnë me precedentë penalë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.