Showbiz

Trump sulmon Meghan Markle: Nuk njeh respekt 

Shkruar nga Liberale
Trump sulmon Meghan Markle: Nuk njeh respekt 

Donald Trump ka deklaruar se Meghan Markle ka treguar “mungesë respekti” ndaj Mbretëreshës dhe anëtarëve të tjerë të familjes, kurse Princi Harry është “përdorur tmerrësisht”. Në një intervistë me Nigel Farage, Trump tha se Princi “do të pendohet” një ditë për mënyrën si është prishur marrëdhënia e tjerë me familjen mbretërore.

Kjo nuk është hera e parë që Trump flet mizorisht për Meghan, e cila gjatë fushatës së tij presidenciale në 2016, e quajti “përçarës” dhe “mizogjen”. Trump deklaroi se nuk e pëlqen aspak Dukeshën, e më pas shtoi: “Mendoj se Harry është përdorur dhe një ditë do të pendohet. Mendoj se kjo e ka shkatërruar marrëdhënien e tij me familjen dhe e ka lënduar Mbretëreshën”.

Sipas ish-presidentit të SHBA-ve, Meghan sillet në mënyrë të papërshtatshme. “Mendoj se ajo nuk njeh respekt ndaj familjes dhe Mbretëreshës”.

Gjatë intervistës, Trump e quajti monarken “një grua të mahnitshme, njeri të mrekullueshëm dhe historik”.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH