Globi

Tregu i kokainës në Liverpool, aty ku mafia shqiptare nuk hyn dot

Shkruar nga Liberale
Tregu i kokainës në Liverpool, aty ku mafia shqiptare nuk hyn dot

Mediat britanike, duke cituar autoritetet në këtë shtet, janë të bindura se bandat shqiptare kontrollojnë tashmë tregun e kokainës në Londër, Manchester dhe Birmingham. Por është një qytet, me treg të gjerë për shitjen e kokainës, ku shqiptarët nuk hyjnë dot.

Bëhet fjalë për Liverpool-un, ku sipas gazetës lokale ‘Liverpool Echo’, ndikimi i mafies shqiptare është pothuajse inekzistent.

Ndërkohë që në pjesë të tjera të vendit janë shqiptarët që kontrollojnë trafikun miliona paund, ekspertët thonë se Liverpool është një terren i vështirë për ta.

“Ne dëgjojmë shumë pak raste të influencës së shqiptarëve në tregtinë e drogës në Liverpool. Mendimi im është se ka disa dekada të reputacionit se krimi i drogës në Liverpool është i fortë dhe koheziv. Ndoshta, kur shqiptarët kanë kapur mundësitë në pjesë të tjera të Britanisë, kanë kuptuar se këto mundësi nuk ekzistojnë në Liverpool për “të jashtmit”. Dhe ata mund të mendojnë se në Liverpool ka më shumë probleme dhe nuk ia vlen të garojnë me bandat lokale dhe grupet e krimit të organizuar”, shprehet Tony Saggers, ish-drejtues i Inteligjencës dhe Kërcënimit nga Droga në Agjencinë Kombëtare të Krimit.

Saggers shton se sistemi kriminal në Liverpool është ngritur mbi “besnikërinë” e krimit të organizuar.

“Nuk besoj se grupet e krimit të organizuar në Liverpool do t’i toleronin. Për shqiptarët do të ishte shumë e vështirë të bënin tregti aty”, thotë Tony Saggers, duke theksuar se tregu i kokainës në Liverpool është i mbuluar./topchannel/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH