Globi

Tre vëllezërit fshehën vdekjen e babait për një vit, që të përfitonin pensionin e tij

Shkruar nga Liberale
Tre vëllezërit fshehën vdekjen e babait për një vit,

Për të fituar pensionin e babait të tyre, në vlerën e tre mijë eurove, fëmijët gjetën si zgjidhje të mos deklaronin vdekjen e tij dhe ta fshihnin trupin në një zonë të izoluar të Italisë, sipas autoriteteve, shkruan "Guardian”.

Trupi i Bruno Denlegros u gjet një vit më parë në Abruzzo të Italisë, ku policia po merrte në pyetje djemtë e tij dhe të dashurën e njërit prej të treve. Sipas botimit britanik duke cituar autoritetet italiane, trupi u gjet nga alpinistët në një vend të largët në rajonin e Abruzzo-s në vitin 2022. Atje u fsheh nga tre djemtë e tij, të cilët fusnin në xhep pensionin mujor të babait të tyre pasi nuk kishin deklaruar vdekjen e tij. Delnegro, 81 vjeç, vdiq për shkaqe natyrale.

Trupi i tij u gjet nga dy alpinistë kanadezë korrikun e kaluar në një shpellë rreth 350 kilometra larg shtëpisë së tij në qytetin bregdetar të Trani, në jug të Pulias. Pas vdekjes së të moshuarit, djemtë e tij, Benito, Domenico dhe Salvatore, si dhe e dashura e njërit prej tyre, e vendosën trupin në një thes dhe e çuan në një fshat të largët në Abruzzo.

Të katërt pritet të akuzohen për mashtrim dhe përdorim të paligjshëm të kartës së bankomatit. Policia fillimisht nuk ka mundur të konstatojë identitetin e të ndjerit, ndaj është vendosur që në muajin prill të vazhdohet me varrimin e tij, me mbishkrimin “person i panjohur”.

E vetmja provë që i shtyu autoritetet të identifikonin viktimën ishte implanti femoral i gjetur gjatë autopsisë.

Për policinë italiane ishte një përparim. Pasi u identifikua i vdekuri, autoritetet italiane e përqendruan hetimin e tyre te djemtë e tij, pasi një makinë që i përkiste njërit prej tyre dyshohet se u përdor për të transportuar trupin, e kapur nga kamerat e vëzhgimit në zonën e Castrovalvës.

81-vjeçari italian punonte në drejtorinë e organeve shëndetësore të qytetit të Tranit dhe muajt e fundit ishte i shtrirë në shtrat për shkak të problemeve shëndetësore. Policia vlerëson se djemtë e tij janë motivuar të fshehin vdekjen e tij për t'i “futur në xhep” pensionin dhe shumën që kishte kursyer i ati, prej 60 mijë eurosh. Sado makabër të jetë rasti, historia nuk është aq e pazakontë në lagje.

Majin e kaluar, një burrë në Verona e mbajti trupin e nënës së tij në shtëpi për pesë vjet për të marrë pensionin e saj. Një zbulim i ngjashëm u bë në një qytet në Pulia në mars: në këtë rast të veçantë, një burrë kishte fshehur trupin e të atit në shtëpinë e tij për 10 vjet.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH