Tre lëkundje tërmeti janë ndjerë sot në mëngjes në Korçë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundja e parë u ndje në orën 04;30, 5 km në veriperëndim të Korcës dhe kishte magnitudë 3,7 në një thellësi 19 km.
Ndërsa lëkundja e dytë u regjistrua rreth orës 04:45, 4,5 km në veriperëndim të Korcës dhe ishte me magnitudë 2,1, në një thellësi 18 km.
Lëkundja e treë u ndje në orën 04:55 minuta u regjistrua një lëkundje e tretë me magnitudë 2,2 në Pojan të Korcës, në një thellësi 17 km.