Profesori i Edukimit në UET Puka: Risia trajnimit është sjellja në kontekst të situatës së Covid-19
Departamenti i Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve zhvillon sot ditën e hënë,programin trajnues online “JETA, SHKOLLA, PROFESIONI PAS PANDEMISË” me drejtuesit e shkollave të mesme dhe këshilluesit e karrierës në gjimnaze, për orientimin akademik dhe profesional të maturantëve.
Ndryshimet e mëdha në të gjitha sferat e jetës, epoka dixhitale në të cilën i qasemi lehtë informacionit, kanë hapur mundësi të reja, ndaj nuk ekzistojnë më thjesht disa profesione tradicionale. Njëkohësisht krahas gamës së gjerë të zgjedhjeve, pjesë e dilemës bëhet faktori para dhe faktori pasion. Kjo situatë sjell konfuzion në lidhje me cilin drejtim duhet të ndjekin të rinjtë, ndaj është shumë e rëndësishme që për ta të ofrohet këshillimi i karrierës.
Përgjegjës i Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve, Prof. Asoc. Dr. Edi Puka shpjegon se në thelb, Këshillimi i Karrierës përfshin procesin përmes së cilit nxënësit zgjedhin profesionin e tyre në bazë të interesave të tyre, aftësive, nevojave dhe personalitetit, në mentorshipin e një këshilluesi profesionist. Sipas tij, ky projekt parashikon seanca trajnuese të shtrira përgjatë vitit, ku pjesëmarrësit trajnohen nga specialistët përkatës, në mënyrë që në përfundim të jenë të certifikuar për të qenë mentorë për këshillimin e karrierës.
Profesor ju jeni përgjegjës i Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve dhe si çdo vit ky departament do të zhvillojë trajnimin me drejtuesit dhe këshilluesit e karrierës në gjimnaze, por këtë vit ky këshillim do të zhvillohet Online për shkak të kushteve të distancimit të shkaktuar nga situata e Covid-19. Në këtë kuadër cila është risia e trajnimit të këtij viti?
Po, është e vërtetë. Universiteti Europian, mbështetur në ekspertizën e Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve, organizon prej me shume se 8 vitesh, trajnime dhe takime informuese, me drejtues, mësues dhe këshillues karriere në Arsimin e Mesëm te Lartë. Këtotrajnime kane prodhuar dokumente të ndryshme politike, “Policy Paper”, në tëcilëtjanë shprehur shqetësimetpërkatëse si dhe janëdhëne zgjidhjet e mundshme, drejtuar organeve të ndryshme vendimmarrëse.
Këtë vit, trajnimi do të zhvillohet me datë 18 maj. Dallimi me vitet e kaluara qëndron në mënyrën e zhvillimit të tij, siç e shprehet edhe ju: “do të zhvillohet online”, për arsye tashmë tëmirënjohura, të shkaktuara nga pandemia e Covid 19. Risia e këtij takimi, përtej zhvillimit online, lidhet me tematikat qe do të trajtohen të cilat lidhen ngushtë, pikërisht me situatën e krijuar, duke filluar nga tema e përzgjedhur e trajnimit: Jeta, shkolla, profesioni pas pandemisë. Bazuar nëkëtë temë, trajnerët do të mundohen tëkrijojnë raportin e nevojshëmmbështetëspërkundrejtkëshilluesve te karrierës në shkollat e mesme si dhe drejtuesit arsimore përkatës.
Pse është i rëndësishëm trajnimi i vazhdueshëm për këshilluesit e karrierës në gjimnaze?
Azhurnimi i vazhdueshëm i teknologjisë, informacionit shkencor, metodologjive te ndryshme ne mësimdhënie dhe këshillim, e bëjnë shumë të nevojshme ndërhyrjen trajnuese dhe zhvillimore përkundrejt atyre tëcilëtjanë dhe zhvillojnë nëpërditshmërinë e tyre, një proces shumë tërëndësishëmsiçështëmbështetja psiko-emocionale dhe edukative e brezave të rinj. Specifikisht të brezave tëgrup moshave 15-18 vjeçare, tëcilëtndjejnënevojën e njëpërqasjeje të tillë profesionale.
Meqë jemi në periudhën e pandemisë së Covid-19, sa e vështirë do të jetë për këshilluesit e karrierës në gjimnaze për të dhënë orientimin e duhur maturanteve
Mungesa e prezencës fizike, e përballjes dhe ndërveprimit social, sigurisht që ka nxjerrë në pah sjellje dhe problematika të ndryshme. Duke filluar nga ato psiko-sociale si dhe ato të karakterit pedagogjiko-didaktik. Nëkëtëprizëm, roli i këshilluesit tëkarrierës në shkollat e mesme, merr një rol themelor dhe kuptimplotë, duke shkuar përtej rolit të tyre praktik. Nësituatën në tëcilën ndodhemi, mbështetja e tyre bëhet akoma më e nevojshme si dhe shumë më e rëndësishme. Specifikisht në situata të tilla gjimnazistët, dhe jo vetem, ndjejne dhe kane nevoje per nje nderveprim me profesional dhe me te vemendshem, krahasuar me një situatë të ashtuquajtur “normale”. Trajnimi i radhës, synon pikërishtkëtë objektiv parësor: tëmësojë si tëmësojnë, bazuar nënevojën ekzistenciale të qenies njerëzore, ndërveprimin social, qoftë ky edhe online./Gazeta Liberale