Aktualitet

Topi: S’kemi një politikë të aftë, opozita në Kuvend s’ka kualitet

               Publikuar në : 18:15 - 04/06/20 liberale

Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar në një intervistë në Abc News se ndërhyrja e ndërkombëtarëve ka ardhur për shkak të cilësisë së ulët të politikës dhe aftësisë në vendimmarrje për çështje të rëndësishme.

Topi deklaroi gjithashtu se opozita në Kuvend nuk është kulitative, me përjashtim të atyre që nuk pranuan të digjnin mandatet, si Murrizi dhe Hajdari.

“Është ngritur Këshilli Politik për të kthyer opozitën e dalë nga parlamenti. U futën në një proces për të futur në parlament njerëzit rezidualë të listave. Sikur të kishe pasur tre ose katër vetë dhe të mos mbushej me të tjerë që nuk kanë asnjë lloj kualiteti do kishte një tjetër qasje. Edhe vetë ata ndihen të fyer.

Me përjashtim të atyre që nuk dolën nga Kuvendi si Myslym Murrizi, Rudina Hajdari. Ata duhet të jenë pjesë e kësaj vendimmarrje. Zonja Hajdari është atje, por artikulohet se nuk e dëgjon njeri.

Sa i përket dozës së ndërhyrjes së ambasadorëve nuk është faji i tyre. Ata janë shumë korrekt në komunikim. Nuk mund të kesh sjellje të çuditshme sepse je vend i NATO-s. Kur nuk ke një politikë të aftë për vendimmmarrje të rëndësishme ndërhyrja e tyre rritet”, u shpreh Topi.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back