Globi

Tjetër aksident tragjik, të paktën 32 të vdekur në Turqi

Shkruar nga Liberale
Tjetër aksident tragjik, të paktën 32 të vdekur në

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën në Turqinë juglindore, në dy aksidente të ndryshme gjatë ditës së sotme.

Gjashtëmbëdhjetë persona, duke përfshirë punonjës të urgjencës dhe gazetarë, vdiqën kur një autobusi i tyre u përplas në provincën juglindore të Gaziantep, kurse 20 persona të tjerë u plagosën dhe morën mjekim.

“Rreth orës 10:45 të mëngjesit të sotëm, një autobus pasagjerësh u përplas këtu,” tha Gul, duke folur nga vendi i aksidentit në rrugën në lindje të Gaziantepit.

“Ndërsa brigada e zjarrfikësve, ekipet mjekësore dhe kolegët e tjerë po i përgjigjeshin aksidentit të parë,  autobusi u përplas 200 metra më tej. Autobusi rrëshqiti dhe goditi ata që po jepnin ndihmë si dhe të plagosurit në tokë”.

Më herët sot, një kamion goditi turmën në Derik të Mardinit, ku ata po ndiqnin një tjetër aksident.

Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 29 të tjerë u plagosën si pasojë e incidentit në Mardin, tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca, duke shtuar se tetë nga të plagosurit janë në gjendje kritike. /Liberale.al/

https://videos.dailymail.co.uk/preview/mol/2022/08/20/4267721581090617014/636x382_MP4_4267721581090617014.mp4

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH