Aktualitet

TIA: Dy fluturime në Rinas preken nga protesta e kontrollorëve

Shkruar nga Liberale
TIA: Dy fluturime në Rinas preken nga protesta e kontrollorëve

Tirana International Airport njofton se dy fluturime në Rinas janë prekur ditën e sotme nga protesta e kontrollorëve.

Njoftimi nga TIA

Sot, më 7 Prill 2021, nga ora 9:23 deri në ora 09:55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror. Dy fluturime janë prekur nga ky fakt, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë.

Tirana International Airport /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH