Aktualitet

TIA bën njoftim të rëndësishëm: 3 fluturime sot nga Rinasi

Shkruar nga Liberale
TIA bën njoftim të rëndësishëm: 3 fluturime sot nga

Tirana International Airport ka njoftuar se ditën e sotme do të bëhen 3 fluturime vajtje dhe kthim.

Destinacionet janë Athinë, Frankfurt dhe Vjenë. TIA sqaron se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet Eeuropiane.

Njoftimi i plotë:

Fluturimet e konfirmuara 17.06.2020 Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë: Aegean Airlines – Fluturimi për në Athinë dhe kthim. Air Albania – Fluturimi për në Frankfurt dhe kthim. Austrian Airlines – Fluturimi për në Vjenë dhe kthim. Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare. Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH