Aktualitet

Thesari i Vrapit gjendet sot në Nju Jork! Njihuni me fshatin e Tiranës që fsheh mistere ende të pa zbërthyera

Shkruar nga Liberale
Thesari i Vrapit gjendet sot në Nju Jork! Njihuni me fshatin e Tiranës

Jo shumë larg kryeqytetit shtrihet fshati Vrap, i cili u bë i njohur për gjetjen e një thesari të lashtë avar.

Në vitet 1900 në fshatin Vrap, fare pranë Tiranës është gjetur një thesar i lashtë avar. Thesari sot gjendet në Nju Jork të SHBA-ve dhe përbën një pasuri të tërë arkeologjike e historike, ndërsa arkeologët janë të mendimit që gërmimet në fshatin e Vrapit mund të hapin një prespektivë të re për zonën.

Vrapi i dikurshëm ishte një qytetërim i lashtë, i emëruar Akac.

”Vendi është i mbushur me një varrezë, periudha e të cilit duke qenë se është e pa gërmuar nuk mund të përcaktohet edhe pse fortifikimi lidhet me antikitetin e vonë, flasim për një rrugë kalimi”, thotë historiania.

Banorët kanë versionet e tyre për historinë e thesarit.

”Duke punuar në tokën time të cilën e disponojmë ne si fisi Osmani, toka njihet me emrin gryka e Vishit, duke punuar me parmend, takon parmenda dhe gjetëm thesarin” thotë një fshatar i zonës.

Arkeologët e kanë gjetur zgjidhjen, gërmimet në këtë zonë mund të hapin një prespektivë të re për Vrapin, ndërsa tashmë, i takon autoriteteve për të vepruar.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH