Një 60 vjeçar ka tentuar të hidhet nga një ndërtesë, pranë zonës së ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë.
Policia bën me dije se shtetasi J.B, u neutralizua dhe më pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor.
Njoftimi i Policisë
Më datë 03.09.2020, rreth orës 18:25, tek uzina autotraktoreve, shtetasi J.B., rreth 60 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëhidhet nga lartësia, i cili u neutralizua nga shërbimet e Policisë dhe me pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.