Katër njerëz u vranë dhe pesë u plagosën nga të shtënat në një bar në Kansas City, Kansas, në mëngjes herët.
Pas telefonatës, oficerët mbërritën në vendngjarje për të gjetur katër persona të vdekur brenda lokalit.
Pesë të tjerët u transportuan në spitalet e zonës, të gjithë në gjendje të qëndrueshme.
Viktimat nuk janë identifikuar ende, ndërkohë policia nuk ka asnjë të dyshuar.
Sipas mediave të huaja, një person ka qëlluar me breshëri armësh dhe është larguar, por asgjë nuk është konfirmuar nga policia./Gazeta Liberale