Globi

Takimi në Washington, Hoti: Nuk do të ketë shkëmbim territoresh

Shkruar nga Liberale
Takimi në Washington, Hoti: Nuk do të ketë shkëmbim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për dialogun me Serbinë, duke thënë se marrëveshja finale do të bazohet në Kushtetutë.

Sipas tij, pas nënshkrimit të marrëveshjes finale me Serbinë, menjëherë duhet të ndodhë njohja reciproke, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si çdo vend tjetër, shfuqizimi i rezolutës 1244 dhe të ecet tutje në procedurat e integrimit euroatlantik.

Kam kërkuar nga partnerët tanë në ditën e parë të detyrës, në telefonatat në Berlin, Paris, Uashingon, Brukel, kam kërkuar si kryeministër të di ku ka arritur procesi. Përgjigja e tyre ka qenë se nuk ka arritur askund, dhe se do të uleni si dy shtete të pavarura që do të negocioni për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që çon te njohja reciproke. Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Të gjithë partnerët e konfirmojnë që Kosova të ulet për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve. Dialogu tash zhvillohet për njohje reciproke dhe si derivat edhe për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë mes tjerash Hoti.

Më 27 qershor, kryeministri Hoti do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, për të marrë pjesë në takimin ndërmjet dy palëve, Kosovës dhe Serbisë, i thirrur nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel. Ai është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH