Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha për News 24, se ajo që konsiderohet si “pagë lufte” në fakt duhej të ishte një pagesë normale dhe se edhe atë, qeveria nuk po e realizon siç duhet.
“Ne kemi thënë se qeveria ka dhënë pak para për të ndihmuar shtresat në nevojë. Të gjitha shtresat në nevojë i bie që të marrin gjithsej 18 milionë euro në tre muaj. Por çfarë po ndodh? Po ndodh që bizneseve po u hapen probleme pa fund. Fondi është i pamjaftueshëm.
Nuk është njerëzore kjo që po ndodh me biznesin. Ky është detyrim e jo pagë lufte. Duheshin 90 milionë euro të jepeshin nga qeveria dhe e ka të mundur totalisht qeverisja, por duke krijuar edhe lehtësim në taksa”, tha Tabaku. /Gazeta Liberale