Showbiz

Surprizë! Zbulohet romanca e re e Era Istrefit, me futbollistin e Seria A (FOTO)

Shkruar nga Liberale

Këngëtarja Era Istrefi dhe futbollisti Amir Rrahmani duket se kanë nisur një romancë mes tyre.

Shkak është bërë prezenca e fundit e këngëtares në stadiumin e Napolit, skuadra me të cilën luan Amiri, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës.

Era ndodhej atje me një mikeshën e saj dhe sigurisht postoi edhe foto në mediat sociale.

Kjo mund të mos jetë provë e mjaftueshme, por prisni se ka ende. Ata po ashtu ndiqen në Instagram.

Nuk mbaron me kaq pasi dyshja po i kalojnë pushimet në të njëjtin vend. Të dy ndodhen gjatë këtyre ditëve në Capri të Italisë. Edhe pse nuk kanë postuar asnjë foto së bashku, “Prive” shkruan se dëshmitarë okularë u kanë bërë me dije se i kanë parë bashkë.

Deri tani nuk ka ende asnjë detaji lidhur me romancën e tyre teksa asnjëri nuk ka reaguar ende. Ndoshta janë thjesht miq dhe mes tyre nuk ka asgjë romantike. Era është përfolur për disa lidhje dashurie, por nuk ka konfirmuar asnjëherë asnjërën prej tyre. Kohët e fundit ajo ka qenë aktive në muzikë pas një shkëputjeje dy vjeçare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH