Pesë persona janë plagosur me thikë, gjatë një sulmi në një qendër tregtare, në qytetin e Mançesterit në Britaninë e Madhe.
Njerëzit brenda qendrës tregtare janë evakuuar dhe transporti publik është ndalur së funksionuari.
Policia tha se nuk ka raportime për viktima, ndërsa është arrestuar një person në të 40-tat, pasi dyshohet për sulmin e rëndë.
Kryeministri Boris Johnson reagoi pas sulmit dhe tha se ishte i shokuar nga ngjarje./Gazeta Liberale