Aktualitet

Spitali i Durrësit: Shkëndijë elektrike, nuk ka të dëmtuar

Shkruar nga Liberale
Spitali i Durrësit: Shkëndijë elektrike, nuk ka të

Drejtoria e Spitalit  të Durrësit ka reaguar pas lajmit se Urgjenca është përfshirë nga flakët.

"Në urgjencën e spitalit të Durrësit gjatë mesditës së sotme ka ndodhur një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar tym në ambientet e urgjencës, por fatmirësisht pa pasoja. Nuk ka asnjë të lënduar dhe 7 pacientët që po merrnin shërbim në Pavionin e Urgjencës janë transferuar në ambiente të tjera. Situata aktualisht është e qetë dhe është kryer ventilimi i ambienteve të spitalit, për të vijuar punën normalisht.", njofton Spitali. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH