Aktualitet

"SPAK-u mund të bëjë histori me dosjen e Gjykatës Kushtetuese"

Shkruar nga Liberale
"SPAK-u mund të bëjë histori me dosjen e Gjykatës

Gazeta "Koha Jonë" shkruan se SPAK duhet të hetojë akuzat e forta të bëra nga preisdenti Ilir Meta, në drejtim të Ardian Dvoranit dhe Qeverisë. Sipas saj, SPAK ka rastin të tregojë se është organ i pavarur dhe dinjitoz, duke hetuar disa nga krerët më të lartë të shtetit.

Akuza të forta nga kreu i shtetit ndaj kryeministrit Rama, se mbetet njeriu që inicoi, frymëzoi dhe po zbaton aktin antikushtetues të falsifikimeve të bëra nga dyshja kryetari i KED, Dvorani dhe ministrja e drejtësisë, Gjonaj.

Dokumentet zyrtare që po publikon përditë presidenca tregojnë se ka nevojë urgjente që SPAK-u të hetojë, duke thirrur Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Kryetarin e KED, kryeparlamentarin Ruçi, ministren e Drejtësisë, sekretarin e përgjithshëm të Parlamentit, etj. Hetimi duhet i shpejtë dhe profesional, duke marrë të pandehur atë që do rezultojë fajtor në këtë histori të madhe ku krejt shteti është në rrëmujë e në kapje nga një grup i strukturuar politiko-mafioz.

SPAK-u ka shansin të tregojë se është një organ dinjitoz dhe që nuk pyet për asnjeri që ka shkelur ligjin në këtë çështje për Gjykatën Kushtetuese. Sepse SPAK-u hap udhë edhe krijimit të Gjykatës Kushtetuese, ndonëse duket si paradoks, por duke hetuar këtë dosje, ku aktorë janë të gjithë emrat kryesorë të shtetit, ka mundësi të vendosë para përgjegjësisë përgjegjësin apo përgjegjësi, e kësisoj problemi i Kushtetueses fillon zgjidhjen.

Më pas do kemi Gjykatë Kushtetuese, e cila vendos për të gjithë në Shqipëri.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH