Aktualitet

Shqiptarët në Siri, Lleshaj: I pamundur lirimi i të rriturve

               Publikuar në : 21:56 - 22/09/20 liberale

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një lidhje live për’ Open’ nga Libani foli për mundësinë e kthimit të fëmijëve nga Siria. Lleshaj tha se situata nuk është aspak pozitive, dhe se terreni është i vështirë.

“Njëra prej çështjeve është e fëmijëve, po diskutojmë për evakuimin e tyre. Ne patëm plane ambizicioze që vjet por situatat që erdhën më pas e ndryshuan rrjedhën e gjërave disi. Situata gjithësesi mbetet e nderë, mësova se këtu ka 1000 raste në ditë të covid, kufiri me Siri është i mbyllur, Unë nuk dua të jap shpresa të kota. Nuk mund të ndiqet modeli kosovar, i pamundur kontrolli i situatës në terren është shumë fragile. Le të mos zgjojmë zhurmë të panevojshme për këtë çështje”, tha Lleshaj.

Ai theksoi se riatdhesimi i tyre nuk është aspak i lehtë, ndërsa shtoi se për të rritur,që supozohet se janë angazhuar në vepra kriminale, lirimi është i pamundur.

Duhet biseduar me shumëkënd për të sjellë gratë dhe fëmijët shqiptarë, autoritet kurde, siriane, autoritete e Libanit, autoritete fetare, në mënyrë që të mos gabojmë. Ata konsiderohen si pala humbëse e një beteje të armatosur, atje ka të rritur që duhet të japin llogari dhe lirimi i të rriturve është thuajse i pamundur. Për të rriturit ka procedurë tjetër, autoritet kërkojnë përgjegjësi ligjore, për fëmijët po tentojmë t’i shpëtojmë nga  i ferr”, tha Lleshaj.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back