Politikë

"Shqiptarët duhet të heqin dyshimet mbi Gërdecin dhe 21 janarin", thotë Denaj

Shkruar nga Liberale
"Shqiptarët duhet të heqin dyshimet mbi Gërdecin dhe 21

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kohët e fundit SPAK që të shqyrtojë disa dosje të bujshme apo të hetojë politikanë të akuzuar nga DASH, siç është ish-kryeministri Berisha, ndërsa Arben Kraja, kreu i SPAK, tha këtë të enjte se prokuroria funksionon me bazë provash dhe duke zbatuar ligjin.

Ish-ministrja Anila Denaj, deputete e PS, ka komentuar kërkesën e Ramës ndaj SPAK.

“Rama e ka thënë disa herë se pritshmëritë e popullit shqiptar janë për një performancë me më shumë rezultate dhe ky është postulati. Nuk duhet parë si një ndërhyrje, por një kërkesë për të prodhuar më shumë rezultat ndaj një reforme që PS e ka çuar përpara. Ka një detyrim moral për të realizuar një kërkesë për një rezultat më të lartë. Ne po flasim për një numër të madh dosjesh. Të kërkosh më shumë është legjitime sepse është investuar në këto 5 vite”, tha Denaj për A2 CNN.

Pse po kërkohen më shumë rezultate pikërisht në këtë periudhë nga SPAK?

“Është një mesazh me familjen e madhe socialiste për të thënë se hierarkia është diçka për të cilën vlen të flasim. Ne kemi jetuar në këtë vend, kemi jetuar ngjarje të rënda si Gërdeci, 21 janari, çështje shumë të rëndësishme, të cilat mund të zgjidhin njëherë e mirë dyshimin e shqiptarëve nëse ka korrupsion apo jo”, tha Denaj. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH