Sociale

Shkatërrohet rruga nga Gjiri i Lalzit drejt Kepit të Rodonit, ka edhe shembje në një pjesë

Shkruar nga Liberale

Shkatërrohet rruga nga Gjiri i Lalzit drejt Kepit të Rodonit, ka edhe

Emisioni investigativ Fiks Fare denoncoi gjendjen e rrugës nga zona turistike Gjiri i Lalzit në drejtim të Kepit të Rodonit.

I gjithë segmenti ka një gjatësi prej 12 kilometrash, teksa janë bërë dy ndërhyrje në kohë. Segmenti i parë, nga fshati Shetaj në drejtim të Kepit të Rodonit u ndërtua në vitin 2013 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe kishte një gjatësi prej 5.6 kilometra me vlerë 278 milionë lekë. Por, 11 vite më pas, ky segment është shkatërruar plotësisht. Madje, ka edhe shembje në një pjesë. Ndërkohë, segmenti i dytë nga Gjiri i Lalzit në Draç u ndërtua në vitin 2018 po nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një vlerë 206 milionë lekë. Sërish gropa, lëvizje të bazamentit dhe pa anë mbajtëse.

Shkatërrohet rruga nga Gjiri i Lalzit drejt Kepit të Rodonit, ka edhe

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërritën foto dhe video të gjendjes ekzistuese nga kalimtarë. “Shiko ça rruge është, katastrofë e pakalueshme. Shih! As traktorë s’kalojnë dot këtu. Kjo është në Shetaj, afër Kepit të Rodonit.

Shih si është, katastrofë! Është komplet copë – copë, në disa vende e pakalueshme.

Kjo është afër Shën Pjetrit, në Gjirin e Lalzit, ku kthehet rruga për te Kepi i Rodonit. Shiko si është rruga këtu, shiko ku kalojmë ne në dhe’ këtej. Ka shkarë rruga komplet poshtë. Është këputur komplet asfalti dhe sa rrugë ka ngelur andej. Kjo është afër Shetajt, poshtë” tregonte qytetari.

Shkatërrohet rruga nga Gjiri i Lalzit drejt Kepit të Rodonit, ka edhe

Pas kësaj ankesë, gazetarët e Fiksit udhëtuan në atë vend për të parë nga afër gjendjen. Rruga ishte në kushte të këqija, pa asfalt, me gropa të mëdha dhe ma mbajtëse anësore. Fiksi shkoi edhe te vendi ku është shembur në mes të rrugës, që është nga nga fshati Shetaj në drejtim të Kepit të Rodonit. Rruga ishte shembur deri në gjysmën e asfaltit dhe është shumë e rrezikshme për kalimtarët. Fiksi shkoi në një pjesë tjetër të këtij segmenti, nga Shetaj në drejtim të Kepit të Rodonit, sërish me probleme të mëdha. Gropa, mungesë asfalti. Madje, edhe rruga nga Gjiri i Lalzit, në drejtim të fshatit Draç, është e shkatërruar. Pra, në total janë rreth 12 kilometra rrugë në gjendje shumë të keqe dhe askush nuk ka ndërhyrë.

Gazetarët biseduan në telefon me z. Alion Hyska, drejtor i Ndërmarrjes së Rrugëve në Bashkinë e Durrësit. Ai pohon se rruga është rurale dhe është pjesë e rrugëve të Bashkisë së Durrësit. Thotë se s’ka një firmë mirëmbajtje, por e mirëmban vetë bashkia. Fiksi i bën me dije se gjendja është tepër e keqe, teksa pranon se ka shumë probleme dhe se këtë muaj do të blejnë asfalt dhe inerte dhe do të ndërhyjmë. “Ndërmarrja ‘Rruga’ që përfaqësoj unë, ka bërë parashikimin vjetër për këtë vit është tu finalizuar procedura e asfaltit, se ne asfaltin e blejmë vetë dhe punimet i bëjmë vetë.

Dhe e kemi parashikuar për këtë muaj. Nëse procedura mbyllet me sukses, do vazhdojmë punën direkt në terren për rikualifikimin dhe sistemimin e bankinës kryesore të rrugës dhe bankinave anësore me karikim stabilizanti. Dhe, përsa i përket rrëshqitjes, cedimit nuk është kompetencë e ndërmarrjes sonë pasi kërkon investim, ne investim nuk bëjmë dot” pohon ai.

Fiksi e pyet edhe për shembjen e një pjesë të segmentit, në mes të fshatit Shetaj dhe Kepit të Rodonit. “Është një cedim matanë fshatit Shetaj, ndërmjet fshatit Shetaj dhe Kepit të Rodonit, që shkon për në Kep. E kemi të evidentuar. Bashkia duhet të bëjë një investim me projekt. Nuk është pjesë mirëmbajtje, pasi është një rrëshqitje e madhe dhe kërkon investim” thotë drejtori, ndërsa saktëson se Bashkia e Durrësit i ka të ndara rrugët në urbane dhe rurale që i përfaqëson Ndërmarrja “Rruga”. Pastaj rrugët nacionale i ka Autoriteti Rrugor Shqiptar siç është rruga e Gjirit të Lalzit. Në fund thotë se ndërhyrja do të bëhet shumë shpejt. “Besoj brenda muajit prill dhe mesit të muajit maj, në qoftë se procedura na ecën me sukses e blerjes së asfaltit, ne do të fillojmë punën direkt. Është parashikuar, sepse ne kemi dy sektorë. Dhe sektori që përfaqëson atë punë është i lirë dhe mund të vazhdojë punën direkt” përfundon ai.

Por, sa ka kushtuar ndërtimi i atyre rrugëve? Mësohet se rruga nga Gjiri i Lalzit në drejtim të Kepit të Rodonit, ka një gjatësi prej 12 kilometrash. Janë bërë dy ndërhyrje. Segmenti i parë, nga fshati Shetaj në drejtim të Kepit të Rodonit u ndërtua në vitin 2013 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe kishte një gjatësi prej 5.6 kilometra me vlerë 278 milionë lekë. Por, 11 vite më pas, ky segment është shkatërruar plotësisht. Madje, ka edhe shembje në një pjesë. Ish drejtori i FSHZH-së, Benet Beci do të deklaronte në atë kohë se e gjithë zona ka një potencial të madhe turistik dhe se ndërhyrja do ti shërbente turizmit, pasi në atë vend ka kisha, monumente kulture dhe natyre. Ndërkohë, segmenti i dytë nga Gjiri i Lalzit në Draç u ndërtua në vitin 2018 po nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një vlerë 206 milionë lekë. Sërish gropa, lëvizje të bazamentit dhe pa anë mbajtëse.

MARRE NGA TOP CHANNEL

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH