Sociale

NGJARJE E PAZAKONTË/ A është i ligjshëm kurorëzimi i dashurisë së Edlirës dhe Albës, në taracën e bashkisë së Tiranës?!

Shkruar nga Liberale

NGJARJE E PAZAKONTË/ A është i ligjshëm kurorëzimi i

Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini, kurorëzuan në një ceremoni simbolike të veshura me fustane nusërie, dashurinë e tyre në tarracën e bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit

Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, kurorëzuan në një ceremoni simbolike të veshura me fustane nusërie, dashurinë e tyre në tarracën e bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit, çka edhe pse nuk është një martesë ligjore, i hap rrugë ose ka si qëllim që të ushtrojë presion mbi autoritetet për të lejuar martesat e së njëjtës gjini.

NGJARJE E PAZAKONTË/ A është i ligjshëm kurorëzimi i
Kurorëzimi u bë në tarracën e bashkisë së Tiranës nga dy pastorë britanikë, ndërsa në ceremoninë private ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë përmes metodës “invitro”.

Megjithëse ligji shqiptar nuk lejon martesat të së njëjtës gjini, 2 partneret Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, sfiduan autoritetet dhe dorëzuan në gjendje civile kërkesën për t’u celebruar në martesë, pas 14 vitesh të dashuruara.

Alba, tha se ende nuk kanë një përgjigje nga gjendja Civile, por përgjigja është e pritshme, pasi do të jetë negative. Gjendja Civile ka konfirmuar se nuk ka pasur asnjë lidhje martese mes dy vajzave të së njëjtës gjini.

Për sa i përket marrjes së tarracës për ceremoninë e martesës, Alba Ahmeti tha se aplikuam fillimisht me emër të Edlirës dhe u pranuam (dmth nuk kanë dhënë detaje se çfarë dasme do të jetë). Gjithsesi ata pretendojnë se gjithsecili taksa-pagues ka të drejtë të përdorë tarracën e bashkisë, qoftë edhe për xhiro, për të përqafuar ose takuar dikë.

Andy Fitchet, pastori që ka marrë pjesë në ceremoninë e martesës jo ligjore të dy vajzave Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara ishte pjesë e konferencës së sotme për media.
Gjatë pyetjes se ka pasur shumë akuza që ai nuk është pastor, ai i hodhi poshtë këto pretendime. Ai tha që është pastor.
Në lidhje me dasmën ka reaguar edhe Kisha Katolike në Shqipëri. Sipas Kishës Katolike personi me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka lidhje me ne dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.
Martesat e së njëjtës gjini u lejuan vetëm pak ditë më parë, në vendin tonë fqinj, Greqi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH