Sociale

Natën në qeli, ditën në punë, flet 33-vjeçari nga Durrësi: Nuk kthehem asnjëherë me vonesë!

Shkruar nga Liberale

Natën në qeli, ditën në punë, flet 33-vjeçari

Andrea Shahaj nga Durrësi ishte pjesë e podcastit “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio, projekt i qendrës “Fol” nën mbështetjen e zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën Amerikane Tiranë, titullohet i “ Jo vetëm burg”

Në këtë puntatë u trajtuan çështjet e opsioneve të dënimeve alternative. Mungesës së një burgu të hapur që do të sillte aplikim për të dënuar që ndjekin shkollën, janë në pune, rrisin fëmijë apo kanë probleme familjare.

Megjithëse është eksperimentuar vitet e fundit , dënimet janë të pakta.

Burgu i grave në Shqipëri po diskutohet që të mbyllet dhe të kthehet në  burg të hapur, ku do dërgohen shtetas të dënuar në gjysmë liri, pra ata qytetarë të gjendur fajtorë nga gjykatat, që ditën largohen për të punuar dhe në darkë kthehen në qeli.

Por ngelet e paqartë se si do të vihet në zbatim një dënim i tillë për shtetas që vendin e banimit dhe punën nuk e kanë në Tiranë.

Zyrtarisht pranohet se 9-fishi  i shtetasve të dënuar po e vuajnë dënimin jashtë burgut me dënime alternative, detyrim paraqitje , punë në interes publik dhe liri me kusht. Të tillë janë 10360 persona. Ndërsa në burg mbahen si të dënuar të formës së prerë 1724 persona.

2891 të tjerë kanë statusin e të paraburgosurit dhe prezumohen të pafajshëm gjersa gjykatat të flasin. Ne do të ndjekim rrëfimin e një të riu i cili nga pesë dënime , njëri prej tyre ka qenë gjysmë liria, apo  burgu i natës,

Në intervistë me Anila Hoxhën ishte Andrea Shahaj nga Durrësi, përdorues droge, i dënuar pesë herë, mes këtyre dënimeve edhe me gjysmë liri.

Ai u shpreh se burgu më i madh i tij është droga dhe se pasi vodhi tre shishe me alkool për të siguruar para për dozën, e arrestuan duke e dënuar me gjysmë liri. Ai e ka përfunduar burgun, por nuk është rehabilituar.

Anila Hoxha: Sa vjeç je Andrea?

Anila Hoxha: Andrea, me çfarë merresh tani?

Andrea Shahaj: Tani për momentin jam në punë në shërbimin komunal. Dikur kam qenë edhe përdorues i lëndëve narkotike. Ngaqë kam qenë përdorues i lëndëve narkotike shkova , bëra gabim , kryeva dënimin që kisha për të kryer. Në atë kohë kam qenë 29 vjeç- 30 vjeç.

Anila Hoxha:  Të duheshin lekë për drogë ?

Andrea Shahaj: Për punën e drogës. Gjithmonë për punën e drogës.

Anila Hoxha: Dhe çfarë vodhe?

Andrea Shahaj: 3 shishe pije alkoolike .

Andrea Shahaj: Në një market.

Anila Hoxha: Në Tiranë  apo në Durrës?

Anila Hoxha: Të kapën në flagrancë apo …?

Andrea Shahaj: Po, kishim klientë, gjenim ose pyetnim, “kam këtë”. Kush kishte dëshirë për shembull ose me i ble më lirë, se i blinin edhe më lirë dhe nga ajo ishe i detyruar me i shit. Edhe sot jam përdorues edhe i metadonit. Ajo është edhe më e keqe sesa…nga ajo nuk mund të shpëtoj dot. Nuk di se ku të kërkoj një ndihmë për me shpëtu veten nga kjo … se është gjëja që unë urrej më shumë, por nga dhimbja e trupit që unë kam, jam i detyruar që Ta pi.

Anila Hoxha: Atë ditë që të kapën, dole para gjykatës, cila ishte përshtypja ? Ishte hera e parë që arrestoheshe?

Andrea Shahaj: Jo, kam qenë edhe herë të tjera, po për të njëjtat vepra.

Anila Hoxha: Kur ke hyrë për herë të parë në burg?

Andrea Shahaj: Kam qenë 16-17 vjeç.

Anila Hoxha: Ishe përdorues edhe atëherë?

Anila Hoxha: Sa herë je arrestuar gjithsej ?

Anila Hoxha: Ke vuajtur dënimin të pesta herët ?

Anila Hoxha: Herën e fundit kur u arrestove dole para gjykatës. Çfarë të tha gjykata dhe çfarë mësove ti për gjysmë lirinë ?

Andrea Shahaj: Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë këtë burg alternativ edhe kur më tha, nuk është se e kuptova shumë mirë, por  pak a shumë ma shpjegoi gjykatësi më tha,  “ky burg alternativ është që ti mund të shkosh natën dhe lirohesh ditën që të kesh mundësi të punosh”. Edhe m’u duk më e arsyeshme. M’u duk dënim më i lehtë dhe e pranova.

Anila Hoxha: Për sa kohë ti qëndroje natën në burg dhe ditën dilje?

Anila Hoxha: Cila ishte procedura që ti ndiqje ?

Andrea Shahaj: Shkoja në 12 të natës. Fiks orarin dhe u lirohesha në orën 10 të mëngjesit fiks, nuk lëvizte minuti.

Anila Hoxha: Po pse në 12 të natës? Kishe punë deri në 12 të natës ?

Andrea Shahaj: Po pra, më dhanë një farë lehtësie, a më kupton , për me punu apo me bërë një jetë më të mirë. A më kupton?! Po, unë  prapë vazhdova, po të njëjtën rrugë.

Anila Hoxha: Hyje në burg të 12 të natës? Të kontrollonin dhe çfarë ndodhte?

Andrea Shahaj: Më kontrollonin imtësisht, pastaj kisha vetëm një dhomë që rrija vetëm unë. Nuk kisha kontakte me të burgosurit e tjerë. Pastaj më lironin, vazhdoja jetën e përditshme.

Anila Hoxha: Ta mbyllnin derën e qelisë?

Anila Hoxha: Jepje dokument identifikimi kur hyje?

Anila Hoxha: Sepse fillonin të të njihnin?

Andrea Shahaj: Po , normal. Isha i përditshëm unë.

Anila Hoxha: Çfarë batutash bënin policët kur hyje?

Andrea Shahaj: Nuk më besonin. Nuk e besonin, se çfarë është ky burg. Kujtonin se unë mos kam dhënë ryshfet apo…. Ju mund t’a shikoni gjendjen time ekonomike, me ryshfet as bën vaki, a më kupton. Me një fjalë, gjendja ekonomike jam  shumë-shumë keq.

Anila Hoxha: Ditën e fundit kur e mbarove burgun, çfarë komunikimi pate me policët apo e dije vetë ti…?

Andrea Shahaj: Po, me anë të ditëve. Edhe ditën e fundit firmosa letrat e lirimit. Më duket se e kam akoma edhe letrën e lirimit edhe e mbarova burgun.

Anila Hoxha: Çfarë mësove ti nga kjo lloj burgosje ?

Andrea Shahaj: Çfarë mësova unë?! Nuk është se mësova ndonjë gjë se unë e kisha provuar burgun edhe herë të tjera, nuk është se e kisha për herë të parë dhe mund të kisha një lloj frike apo…

Anila Hoxha: Po për çfarë të ndihmoi?

Andrea Shahaj: Nuk më ndihmoi për asgjë. Vazhdova prapë jetën, po të njëjtën jetën, jetën e përdoruesit prapë.

Anila Hoxha: Vazhdon ende të jesh përdorues ?

Andrea Shahaj: Me metadon. Vetëm me atë. Nuk di ku ta kërkoj një ndihmë, që të shpëtoj nga kjo. Është e vetmja gjë që unë dua të shpëtoj.

Anila Hoxha: Çfarë mban mend kur dole nga burgu ?

Andrea Shahaj: Vazhdova rutinën e jetës së përditshme.

Anila Hoxha: Përpiqeshe të arrijë çdo ditë orarin fiks për të shkuar në burg?

Andrea Shahaj: Po, për atë kam qenë korrekt. Kishe penalitete pastaj.

Anila Hoxha: I thoje prindërve më duhet të iki se kam orarin e burgut ?

Andrea Shahaj: Po, kisha penalitete, në qoftë se unë vonohesha gjysmë orë, një orë, kishe penalitete pastaj.

Anila Hoxha: Të ka ndodhur që je vonuar ?

Andrea Shahaj: Jo, asnjëherë. Burgu nuk është për asnjë i mirë. Ka njerëz që mësohen, hyjnë për herë të parë dhe i duket si i lehtë edhe nuk i bën më përshtypje pastaj burgu. Vazhdojnë jetën e drogës përsëri,  i dinë rregullat e burgut, e dinë si funksionon burgu.

Anila Hoxha: Çfarë rregullash ka burgu? Ke qenë 5 herë.

Andrea Shahaj: Rregullat e shoqërisë së burgut. Se ne s’kemi lidhje fare me policët. Kush ka lidhje me policinë për shembull ose ankimet,  këto gjëra, janë si një lloj epiteti jo po  “spiunï”, jo po këto gjëra. Ne i qanim hallet brenda për brenda me të burgosurit.

Poll
SHQIPENGLISH