Sociale

Ç’lidhje kanë arsimimi dhe dhunimi i “Princit’’?!

Shkruar nga Aranit Muraçi

Ç’lidhje kanë arsimimi dhe dhunimi i

Vazhdon të ketë një kureshtje të tepruar nga publiku nëse ishte Elia Zaharia me babain e saj ata të cilët dhunuan ‘Princin’ apo ky i fundit ushtroi dhunë ndaj të atit të aktores. Pamjet filmike që u publikuan pas ngjarjes tregonin qartë vetëm momentin kur aktorja (Elia) po e godiste dhe po e nxirrte dhunshëm ‘Princin’ nga banesa.

Megjithëse, me aq sa tregonin pamjet duhet lavdëruar qëndrimi i ‘Princit’ Leka, për vetpërmbajtje pasi nuk iu kundërpërgjigj në asnjë moment fizikisht, le të themi, dhunës së ish-bashkëshortes së tij, por në vend të kësaj, filmoi ngjarjen dhe e denoncoi në polici (e paqartë se kush e publikoi videon) duke e ofruar si një provë për atë çka kishte ndodhur, provë që do të ndihmojë si organet e drejtësisë për të zbardhur të vërtetën, ashtu edhe publikun e gjerë në gjykimin e rolin e palëve të përfshira në konflikt.


Në një Republikë të pastër Parlamentare si Shqipëria, gabimi i parë është bërë nga mediat (ku futem edhe unë) sepse do të ishte më mirë që të mos e kishim quajtur “Princ”, ‘de facto’ dhe ‘de juro’ pa qenë i tillë, por më saktë nipi i ish-mbretit Zog, ose pretendenti kryesor për fronin Mbretëror, siç mund të ketë ende shumë të tillë në ish-mbretëritë e famshme të Europës dhe botës, si për shembull, në Francë.


Gjithsesi, pasi u përplasën fizikisht Elia dhe Princi kanë denoncuar njëri-tjetrin në polici dhe kanë marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, ndërkohë që ngjarja është nën hetim nga prokuroria.
Drama e veshur me ‘parodi’ nuk qëndron te “dhuna” që mund të ushtrojnë femrat ndaj meshkujve, siç tregonin pamjet. Ishin të shumtë ata që pyesnin pas asaj që ndodhi: a është e vërtetë që “Princi” ka vetëm 4 klasë shkollë, bazuar në atë që u dëgjua kur ai po goditej nga Elia Zaharia?


Dhe, a mundet vërtet të ketë falsifikuar shkollimin deri në diplomimin e tij, siç e akuzoi ish-bashkëshortja Elia Zaharia, ndërkohë që disa vite më parë ka ushtruar detyrën e këshilltarit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë?
A është në të vërtetë kjo akuzë që, fatkeqësisht, për kombin tonë prodhon vazhdimisht ngjarje të tilla sa dramatike, po aq edhe parodike?!

Ironikisht me ngjarjen, sipas një studimi të OKB-së, në mbarë botën vajzat e paarsimuara kishte të ngjarë të binin më shpesh pre e dhunës në familje nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët e tyre.

Poll
SHQIPENGLISH